Prokuroria dyshon se Ardian Bitraj ka transferuar parat e vjedhura të BSH jashtë vendit

AktualitetKryesore
321
0
sample-ad

Edhe pse nuk dihet asgjë për 713 milion lekët e vjedhura në Bankën e Shqipërisë, dhe se ku kanë shkuar këto shuma të mëdha, pasi pretendimet e Ardian Bitrajt se i ka shpenzuar nëpër pika bastesh dhe kazino, nuk e kanë bindur grupin hetimor duke nisur një pistë të re hetimi. Prokurorira e Tiranës, në rrugë jozyrtare, thekson se Ardian Bitraj ka transferuar para jashtë vendit, dhe kjo ka bërë që hetuesit të kthejnë sytë drejt agjencive të ndryshme të transfertave.

Përmes një urdhër sekuestroje, u është kërkuar agjencive që t’u vënë në dispozicion, transfertat e bëra përgjatë tri viteve të fundit, për të verifikuar nëse në ndonjë rast, ishpunonjësi i Arkës Stok në Thesarin e Shtetit ka firmosur për ndonjë transfertë parash jashtë vendit shkruan “GSH”. Duket se ky veprim hetimor do të kërkojë jo pak kohë, por për prokurorinë është tejet e domosdoshme, pasi ende nuk është konfirmuar plotësisht se ku përfunduan 713 milionët, që rezulton se janë vjedhur në Departamentin e Emisionit, në Linzë. “Kemi dërguar urdhër sekuestro në agjencitë e transfertave të parave.

Pasi të na vënë në dispozicion materialet e kërkuara, do të verifikojmë një për një, nëse Ardian Bitraj, kolegia e tij, Mimoza Bruzia dhe personat e lidhur me ta, kanë kryer ose jo transferta jashtë vendit. Dosja ndaj këtyre të dyshuarve është gati dhe dërgimi i saj në gjykatë është çështje kohe, dhe varet nga përgjigjja që do të na vijë nga agjencitë e transfertave të parave”, tha një zyrtar i prokurorisë. Në fakt, Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejtaj, ky i fundit nipi i Bitrajt, janë tre të dyshuarit për vjedhjen e Thesarit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 + 2 =