Kryeministri Italian në Tiranë, Rama: "Hiqet pas 60 vjetësh taksa e transportit të mallrave në Itali"

AktualitetKryesorePolitike
261
0
sample-ad

Kryeministri Italian Mateo Renzi zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është pritur nga homologu i tij Edi Rama. Në konferencën e përbashkët kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se taksa e transportit të mallrave nga Shqipëria drejt Italisë, që ekzistonte që prej viteve ’50 ka zbritur në nivelin normal.

Gjatë një konference për shtyp me Kryeministrin e Italisë, Matteo Renzi, Rama u shpreh se, “ka një të mirë për një grup interesi për një çështje që mban peng që në vitet ’50, që nuk është futur në rrugën e zgjidhjes, të një takse absurde mbi transportuesit e mallrave nga Shqipëria drejt Italisë. Një taksë që ka mbetur sot vetëm për tre vende. Shqipëria, Irani dhe Siria dhe me shumë mirënjohje u përcjell të interesuarve se, kjo taksë që nga fillimi i vitit të ardhshëm do të bjerë në nivelin normal, që paguajnë të gjithë transportuesit drejt Italisë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria hap negociatat me Italinë për njohjen e pensioneve të emigrantëve tanë në vendin fqinj.

Biseduam edhe për hapjen e negociatave për njohjen e negociatave për njohjen e pensioneve. Një punë e admirueshme është bërë gjatë këtij viti duke adresuar një problem të madh për emigrantët shqiptarë që punojnë në Itali. Edhe Italia kërkon njohjen e pensioneve për rreth 20 mijë italinë që punojnë në Shqipëri”, tha Rama.

Integrimi i Shqipërisë i shërben Europës shumë më parë se i shërben Shqipërisë”, deklaron kryeministri Italian Matteo Renzi

Me këtë frymë sot përfundojmë 6 mujorin e presidencës së BE-së. Kemi zgjedhur që mbylljen ta bëjmë në Tiranë.  Është shumë e rëndësishme që populli shqiptarë të dijë se Italia do të jetë sponsori dhe partneri kryesor në këtë nismë“ nënvizoi më tej kryeministri italian.

Shefi i qeverisë italiane është pritur me një ceremoni zyrtare r në Kryeministri nga homologu shqiptar, Edi Rama.

Pritja është pasuar nga takimi kokë më kokë ndërmjet dy delegacioneve, kryesuar nga dy Kryeministrat.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven + fourteen =