Kryeministri italian Matteo Renzi sot në Tiranë

AktualitetPolitike
289
0
sample-ad

Kryeministri italian, Matteo Renzi vjen sot në Tiranë për një vizitë disa orë ku do të ketë takime me drejtuesit më të lartë shtetërorë.

Vizita e Kryeministrit italian nis rreth orës 13:00 dhe në axhendë parashikohet një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati e më pas edhe me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Policia e kryeqytetit ka marrë edhe masat e nevojshme për vizitën e kryeministrit Italian në Tiranë.

Nga ora 12:00-14:00 do të bllokohet qarkullimi në aksin Rinasi-Rruga e Durrësit, Sheshi Shqiponja dhe për gjatë gjithë ditës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Axhenda e vizitës së kryeministrit italian

Në ora 13.35 do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes, përpara godinës së Kryeministrisë.

Në orën 13.50 – 14.40 takimi ndërmjet dy delegacioneve, kryesuar nga dy Kryeministrat.

Në orën 14.45 konferenca e përbashkët për shtyp, e Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit Renzi.

Në orën 15.10 Kryeministrit Renzi do të takohet me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.

Në orën 15.40 Kryeministrit Renzi do të takohet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 + 4 =