Jahjaga: Dialogu me Serbinë të vazhdojë, s’ka marrëveshje për president

AktualitetPolitike
235
0
sample-ad

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga deklaron se “dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë në formatin e mëparshëm, por me kohë të kufizuar”.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Jahjaga theksoi se është detyrim i të dy shteteve që të përmbushin të gjitha obligimet që kanë marrë përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të arritura deri tani.

Presidentja e Kosovës tha se pa zgjidhur problemet mes fqinjve rajoni i Ballkanit nuk mund të përparojë drejt familjes së madhe europiane.

Jahjaga deklaroi se ngërci politik që zgjati plot 6 muaj e ka dëmtuar Kosovën.

Ajo pranoi se pikërisht për këtë shkak ka ende shumë punë për të bërë për ta kompensuar këtë humbje kohe e për të kapur ritmin për vitin që vjen.

Presidentja Jahjaga thotë se në takim me Thaçin dhe Mustafën nuk kanë folur për pozita, madje e mohon t’i jetë kërkuar dorëzimi i mandatit, kur u formua koalicioni (LDK-PDK).

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e pranon se ka kërkuar vetëm të zhbllokohet situata, por nuk komenton shumë nëse do të jetë apo jo Thaçi president në vitin 2016.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 1 =