Qytetarët kundër antenave të AMC-së, po na vrasin jetën

AktualitetKryesoreSociale
251
0
sample-ad

“Ballë për ballë i kemi ne, në majë të pallatit…Ndjejmë dhimbje koke, rreze janë ato. Duam të hiqen sa më shpejt antenat. Të mbrohet shëndeti i njerëzve…Unë si inxhinjer ndihem tre herë i shqetësuar, pasi e di shumë mirë se çfarë problem sjellin ato antena”.

 Qytetarë të lagjeve të Tiranës, nëpër ambientet e banesave ku ata jetojnë gjenden të instaluara antenat e kompanisë celulare AMC shprehen të irrituar me vendosjen e tyre në ambientet e përbashkëta komunitare. Gjë që,sipas tyre bën të mundur ekspozimin e jetës së tyre ndaj jo pak rreziqeve shëndetësore.

Banorët janë shprehur për televizionin “AS” se kompania e telefonisë celulare, “AMC”  po kthehet në një përbindësh  që nuk dëgjon dhe as pyet për jetët e tyre. Ata shprehen se do të këmbëngulin deri edhe në ngritjen nëpër protesta që kjo papërgjegjshëmri e kompanisë AMC e nxitur nga përfitimi të marrë fund.
“Ndjejmë dhimbje koke, rreze janë ato. Na kanë bërë bombardim me rreze. Ne duam të hiqen sa më shpejt antenat”, thotë një qytetare.
“Ballë për ballë e kemi ne. Vihen ato në majë të pallatit? Unë kam shqetësime nevoje. Të marrin masa se kanë rreze ato”, shprehet një tjetër.
“Duhen hequr patjetër. Të mbrohet shëndeti i njerëzve, këtë duam ne si popull”, thotë një tjetër banore.

“Në mënyrë kategorite duhet të hiqet”, vijon një tjetër qytetare.

“Dimë që është bërë gjyqi janë bërë disa séance.Unë si inxhinjer ndihem tre herë i shqetësuar, pasi e di shumë mirë se çfarë problemi ka”, janë shprehur banorët.
Ndërkohë, njofton “AS”, kompania AMC ka zgjedhur të jetë e shurdhët ndaj shqetësimeve të tilla madhore.  Prej kohesh ajo është në dijeni të zemërimit dhe kundërshtimit të banorëve  por, asnjëherë nuk ka denjuar ti heqë antenat.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 4 =