Qendra humanitare sërbe e Nishit, pjesë e doktrinës së re Ruse

KomentOpinion
246
0
sample-ad

Në foto: Qendra humanitare e Nishit, Serbi

Nga: Ilir KRASNIQI* Lufta politike midis Perëndimit e Lindjes, rreth Serbisë është intensifikuar, ndërsa Qendra humanitare serbo-ruse, në Nish, dhe lansimi i shërbimit të medias ruse në Serbi, janë pjesë e “diplomacisë së butë” të Rusisë me qëllim përmirësimin e imazhit dhe të forcimit të ndikimit të saj në botë”, vlerësoi sot nëpërmjet një analize të detajuar agjencia Reuters. “Serbia duket si tokë pjellore sepse balancon angazhimin e qeverisë për integrimin në BE dhe të shoqërisë, kryesisht konservatore, në të cilën disa serbë ndjejnë më shumë simpati ndaj Rusisë,” vlerësoi agjencia, sipas të cilës votuesit janë në kërkim të prosperitetit dhe në mënyrë të përsëritur mbështetën kursin pro-evropian, por shumë njerëz në Serbi kanë mbetur të dyshimt ndaj Perëndimit pas bombardimeve të NATO-s ku pësuan edhe civilë. “Zemërimi publik me Rusinë është politikisht i papranueshme në Serbi, e cila ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë, pavarësisht presionit për të përshtatur politikën e saj të jashtme me BE, analizon Reuters. Sipas saj, kohëve të fundit kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi për ndikimin rus në Serbi edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, Kremlini ka njoftuar për një doktrinë të re të “fuqisë së butë”, të quajtur “Strategjia e integruara për zgjerimin e ndikimit humanitar rus në botë”, që sipas fjalëve të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka për qëllim që të “luftojë kundër masave të paprecedanta që kanë për qëllim të diskreditojnë politikën zyrtare ruse dhe shkatërrojë imazhin e Rusisë “. “Rusia është duke u përpjekur, 25 vjet pas rënies së Murit të Berlinit që ka sinjalizuar dobësimin e ndikimit të saj në Evropën Lindore, për të rimarrë dicka nga ndikimi i humbur. Kjo është më e dukshme në rolin e saj në Ukrainë, por, sipas agjencisë, ka mënyra më të sofistikuara për të cilën Rusia është përcaktuar për shtetet ish-komuniste të Evropës Lindore – përmes marrëveshjeve të energjisë me të cilat ajo është furnizuesi kryesor i tyre, përmes lidhjeve më të ngushta diplomatike, por edhe përpjekjeve për të fituar mbi opinionin publik gjithnjë e më armiqësor në kontinentin evropian. “Reuters” rikujton se Serbia në përmbytjet e muajit maj, është ndihmuar nga Rusia, e cila vetëm për disa orë ka dërguar 76 shpëtues,” dhe e gjithë ndihma është koordinuar përmes qendrës humanitare serbo-ruse në Nish. Referuar dëshmiove të dy zyrtarëve anonimë, që morën pjesë në përgatitjen e vizitës së Putinit në Beograd, Reuters citon se Presidenti rus ka kërkuar që stafi i vendit të tij në qendër të Nishit të marrë statusin diplomatik, për çfarë kanë reaguar me indinjatë ambasadorët perëndimorë në Beograd dhe kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç e hodhi poshtë këtë propozim. “Nëse është parashikuar që qendra e Nishit të ketë një rol më të madh rajonal, aktivitetet e saj do të mund të monitorohen tërësisht në BE,” tha një zyrtar nën kushtet e kofenfidencialitetit për Reuters. Agjenci britanike kujton se Moska këtë muaj ka lansuar shërbimin medial për të luftuar kundër “propagandës agresive perëndimore”, ndërsa zyrat e saj do të jetë në shumë vende të botës, përfshirë edhe Serbinë. Kryeredaktorja e “Rusiya sevodnja” (Rusi Sot) në Serbi, Ljubinke Milincic, njoftoi se veb faqja e kësaj organizate mediale do të operojë deri në fund të vitit, ndërsa radio stacioni në fillim të vitit të ardhshëm. Diplomatët perëndimorë paralajmërojnë që paratë ruse do të mund të gjejnë mënyrën për të arritur deri tek mediat, organizatat joqeveritare dhe parti politike në Serbi, edhe pse është e vështirë për të gjetur dëshmi të fortë për të. Ata gjithashtu theksojnë mbështetjen e organizatave të krahut të djathtë që “promovojnë vlerat konservatore që janë të pranueshme për pjesën më të madhe të shoqërisë ruse.” Reuters citon fjalët e Zëvendës Presidentit të fondit Marshall, Ivana Vejvoda i cili tha se, pavarësisht përpjekjeve të mira të Rusisë, busulla e Serbisë është drejtuar nga BE-së dhe se kjo nuk ka gjasa të ndryshojë. * Gazetar e analistë gjeopolitik, Prishtinë

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × 4 =