Proçesi "Bandës së Tritolit" mbahet me dyer të mbyllura

AktualitetKronikeKryesore
236
0
sample-ad
Procesi gjyqësorë ndaj “bandës së tritolit” në Gjykatën e Krimeve të Rënda mbahet me dyer të mbyllura, pasi për prokurorinë prania e mediave dhe publikut do të dëmtonte procesin.

Por vendimi i Gjykatës është kundërshtuar nga bashkëpunëtori i drejtësis Julian Sinanaj i cili me deponimet e tij ka ndihmuar prokurorët të zbardhin mekanizmat e ekzekutimeve me pagesë që kryheshin nga kjo organizatë. “Nuk ka arsye të mbyllim dyert, show është bërë”, ka thënë Sinanaj.

Sinanaj ka shkuar dhe më tej duke thënë se nëse seanca bëhet me dyer të mbyllura atëherë kjo është në interes të klaneve mafioze dhe jo në zbardhjen e të vërtetës.

Vendimi për të mbyllur dyert në këtë proces vjen në seancën e 5-të ndaj bandës së tritolit dhe të fundit për vitin 2014, ku Julian Sinanj, Andon Mehillaj , Genis Mehillaj i shpallur në kërkim, Ndricim Gjokona, Marjon Mitro, Albin Mexhaj si dhe Ilir Karçini akuzohen për vrasje kryer bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, organizim i grupit të strukturuar kriminal si dhe sigurimin e mjeteve për kryerjen e një vrasje.

Kërkesa ka ardhur rreth një javë më parë nga kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi i cili ju drejtua Kryeprokurorit Adriatik Llalla me një letër për daljen e informacioneve të hetimeve mbi “Bandën e tritolit”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 + thirteen =