Nga Lila tek Cikalleshi, ja cilët nga lojtarët e kombëtares mund të lëvizë në janar

Sport
352
0
sample-ad

Transferimi i Andi Lilës nga Pas Janina te Parma mund të jetë vetëm i pari në radhën e largimeve të disa prej emrave më të lakuar të kombëtares shqiptare nga klubet e tyre aktuale.

Cikalleshi – Sokol Cikalleshi është futbollisti shqiptar që ka më shumë gjasa të ndërrojë skuadër në merkaton e muajit janar. Vetëm pak kohë më parë është përfolur për një interesim të Sampdorias për të marrë shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar nga kroatët e Rnk Split, por në ditët e fundit nuk patur asnjë lëvizje konkrete mes palëve për të bërë të mundur një transferim të tillë. Për Cikalleshin interesohen edhe shumë klube të tjera të njohura emrat e të cilëve u bënë të ditur nga vetë sulmuesi disa ditë më parë. Megjithatë, fakti që Rnk Split kërkon rreth 5 milionë euro, për të lënë ta lirë atë ka trembur edhe pretendentët që kërkojnë ta afrojnë në merkaton e dimrit.

Lenjani – Një tjetër emër i nxehtë i merkatos kuqezi është ai i zbulimit më të fundit të trajnerit Gianni De Biasi, Ermir Lenjani. Mesfushori i talentuar vetëm pak kohë më parë bëri të ditur se do të largohet nga klubi i tij aktual St Gallen. Kontrata e 25-vjeçarit shqiptar me skuadrën zvicerane skadon në verën e ardhshme por drejtuesit e St Gallen për të mos e humbur Lenjanin me parametër zero do të përpiqen ta shesin atë në janar. Destinacioni i ardhshëm i lojtarit të përfaqësues kuqezi mund të jetë Bundesliga pasi shumë ekipe të kampionatit gjerman janë të interesuara për të patur në gjirin e tyre Ermir Lenjanin.

Vajushi – Edhe Armando Vajushi ndodhet shumë pranë largimit nga bullgarët e Litex Lovech. Për sulmuesin shkodran interesohen disa klube të Serisë A italiane ku në radhë të parë qëndron Chievo, ndërsa edhe Udinese e Atalanta e pëlqejnë jashtë mase futbollistin shqiptar. Sipas të gjitha gjasave ish-lojtari i Vllaznisë do të largohet nga Litexi në muajin janar, me drejtuesit skuadrës bullgare që e vlerësojnë rreth 2 milionë euro kartonin e Vajushit.

Bala – Heroi i Shqipërisë në mbrëmjen e Averios sulmuesi Bekim Bala i cili me golin e tij i dha formacionit të De Biasit fitoren historike përballë Portugalisë, gjithashtu mund të ndryshojë skuadër në muajin janar. Bala aktualisht luan i huazuar te Sllavia e Pragës, por fakti që nuk po aktivizohet në vazhdimësi mund të bëjë që sulmuesi shkodran të largohet nga skuadra çeke. Kartonin e Balës e zotërojnë gjigantët e Spartës së Pragës, të cilët pritet ta huazojnë atë në një tjetër ekip pasi nuk dëshirojnë të privohen përfundimisht nga shërbimet e Balës.

Basha e Kukeli – Edhe Migjen Basha po qëndron me valixhe në duar. Mesfushori i cili është rikthyer nga një dëmtim i gjatë vështirë të gjejë hapësira në formacionin e Torinos dhe mund të largohet me destinacion Serinë B. Nuk u ndodh e njëjta gjë me Burim Kukelin i cili gjithashtu vuajti një dëmtim të gjatë por në ndryshim nga Basha përveç vendit në formacionin titullar fitoi edhe një kontratë të re me Zyrihun.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × two =