NE ELBASAN, FESTA FUNDVJETORE E UNIONIT TË GAZETARËVE ZBULON DASMËN

AktualitetKryesore
445
0
sample-ad

Muzikë, ndarje diplomash e çertifikatash dhe në kulm dasma e zbuluar beftas. Në mbyllje një torte me mbishkrimin “Unioni i Gazetarë të Shqipërisë”, kanë qenë të rejat e aktivitetit që UGSH organizoi në lokalin “Natyra e Qetë”, të Elbasanit. Ndiqni fotot  e fshehta eklskluzive…

Ka nisur si një festë fundviti për të përfunduar  si një dasmë e vërtetë aktiviteti i përvitshëm i Uninionit të Gazetarëve Shqiptarë, me homologun e tij të qytetit të Elbasanit.

Ka nisur me këngë e muzikë tradicionale të trevës së Elbasanit, ka vazhduar me ceremoninë zyrtare të ndarjes së diplomave e çertifikatave për gazetarët më të shquar të vitit 2014 dhe, pasi kryetari i degës së UGSH-së së Elbasanit, Besim Dybeli, ka njoftuar surprizën e mbajtur të fshehtë deri në atë çast, domethënë se  Endri SHEHU dhe Hysiana AGARI dëshironin ta shpallnin festën e këtij fundvitit të UGSH si ceremoni të dasmës së tyre, festa ka hyrë në hullinë e një dasme të vërtetë. Me më shumë gaz e hare, me më shumë dolli, por edhe duke respektuar ritin dasmor të patezimit, nga dy priftërinj të improvizuar, si dhe të hedhjes së parave për çiftin.

Muzikë, ndarje diplomash e çertifikatash dhe në kulm dasma e shpallur beftas. Në mbyllje një torte me mbishkrimin “Unioni i Gazetarë të Shqipërisë”, kanë qenë të rejat e aktivitetit që UGSH organizoi mbrëmjen e djeshme ne lokalin “Natyra e Qetë”, të qytetit të Elbasanit.

Ndiqeni atë nëpërmjet fotove të mëposhtëme të realizuara nga aparati i gazetarëve të “shtypi.net”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one + 15 =