Ndryshku i Berishës përmbyt median?!

Editorial
376
0
sample-ad

Nga: Arbër DALMATI – Pas qershorti 2013, Sali Berisha, është një ish i përzgjedhur nga vetja e tij, kur ishte kryetar i PD-së, për tu mandatuar si deputetë. Madje një deputet me moshë të thepisur pensionimi. Që nuk prodhon asgjë interesante, asgjë me vlerë, përveçse ndryshk, që bën pis jo vetëm ata, të cilëve ai i adresohet, por gjithë shoqërinë shqiptare, që prej 23 vitesh ka qenë e detyruar ta ndjek me përdhunë mediatike.

Nëpërmjet një konference mediatike, ish kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar pasardhësin e tij, Edi Rama, se e ka mbushur administratën publike me kriminelë, vrasës, kleptokratë dhe përdhunues, ndërsa ka shtuar se drejtoritë arsimore janë shndërruar në drejtori prostitucioni.

Po ashtu, ky ish-Kryeministër për tetë vite rresht dhe përgjegjës për gjëndjen skandaloze që po kalojmë, ka artikuluar se viti 2014 ishte “vit policor” dhe “vit i tritolit”, duke shtuar se në aspektin ekonomik Shqipëria ra në recension.

Në analizë të situates, nën qeverisjen e kryeministrit Ram, Sali Berisha spikati tri momente, që  i konsideroi si më të rëndësishmet:

Arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shtetit, ngjarje për të cilën tha se: “… edhe sot e kësaj dite nuk është marrë në pyetje shefi i rojeve të sigurisë për shkak të super-respektit që Rama ka për vajzën e tij të fuqishme në shtet”.

Së dyti, vrasjen në vendin më të sigurt të bankierit Artan Santo, krim ky që, sipas Berishës:” mbetet një akuzë e rëndë”;

Së treti, “vrasjen e katërfishtë nga Kostandini i partisë, e që përbën një akt tjetër të papërsëritshëm.

“Ky vit mund të quhet edhe si viti i Roformatos dhe trafikut të drogës. Falangat e shtetit policor rrëmbejnë çdo natë qytetarë dhe i çojnë në komisariate për të ashtuquajturin verifikim. Ky është një terror i turpshëm që ushtrohet ndaj popullatës civile nga falangat e PS-së apo partisë së Kostandinit…”.

Kanë qenë të tjera akuza të artikuluara nga ish Kryeministri Sali Berisha, i cili aktualisht nuk përfaqëson asnjë tjetër përveçse veten e tij.  Për vetë faktin se, pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit 2013 e në vazhdim, ai la jo vetëm kolltukun e kreut të qeverisë, por edhe atë të kryetarit të Partisë Demokratike, që është dhe prijësja e bllokut opozitar. Çka don të thotë se aktualisht Sali Berisha është një ish i përzgjedhur nga vetja e tij, kur ishte kryetar i PD-së, për tu mandatuar si deputetë. Vetëm kaq është Sali Berisha post-qershor 2013, thjesht një deputet, madje në moshë të thepisur pensionimi. Që nuk prodhon asgjë interesante, asgjë me vlerë, përveçse ndryshk, që bën pis jo vetëm ata të cilëve ai i adresohet, por gjithë shoqërinë shqiptare, që prej 23 vitesh ka qenë e detyruar ta ndjek me përdhunë mediatike.

E megjithatë, pra megjithse është thjesht e vetëm një deputet me moshë të thepisur pensioni, që nxjerr vetëm fraza bajate e pa asnjë vlerë, Sali Berisha vazhdon të zerë vend në ekranet e televizioneve, në faqet e gazetave etj.

Duke përbërë, pakuptueshmërisht, lajm mediatik?!

Konferenca e tij e mësipërme mediatike, përveçse rëndomtësi, nuk përmban ndonjë mesazh të ri që të përbëjë lajm. Ato çka Berisha i’a faturon pasardhësit si akuza me konotacion përkeqësues kanë qenë prezente me shumicë, madje shëmtueshëm, përgjatë viteve që ai drejtonte Qeverinë, ndaj dhe nuk ngjisin as tek ata që e simpatizojnë Berishën.

E megjithatë  ai që e mban veten për “pushteti i paanshëm mediatik”, nuk e ka për gjë ti rreshtojë si lajme tepër të rendësishme. Vërtetë e habitëshme?!

Edhe pse frazat:” Qytetarëve iu dhunohet banesa dhe privatësia, pra, thyhen të gjitha të drejtat themelore, që janë të përcaktuara me Kushtetutë”, apo “Qytetarëve u vendos me urdhër të Edi Ramës t’iu merret numri IME-i nga celularët, me qëllim që t’iu kontrollohej e gjithë posta dhe thirrjet e tyre” etj., si këto, apo ato të mësipërmet, janë etiketime të thëna e të  stërthëna, mediat nuk ngurrojnë ti konsiderojnë lajme të rendësishme e të na i rendojnë kështu akoma më shumë psikikën me portretin e personazhit që është konsumuar deri natë atë fare feje sa prodhimin më të suksesshëm të ligjëratave të tija ka nxjerrjen e perifrazimeve të ndryshkura.

E megjithatë, media e “pavarur” nga politika, domethënë e “pavarur” e ndjek nga pas deputetin me moshë e psikikë të thepisur Sali Berishë, duke e konsideruar njeriun lajm. Përse?!  shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × 5 =