Lëngjet që stimulojnë tretjen pasi kemi konsumuar ushqime me tepricë gjatë festave

Shendeti
340
0
sample-ad

Gjithmonë i premtojmë vetes se nuk do konsumojmë shumë ushqim në ditët e festave për të evituar rendesën që ndiejmë në stomak pas konsumimit të tëpërt.

Megjithatë kur vjen dita e festave gjithnjë ndodh ndryshe: thyejmë premtimin, pasi nuk mund të mos tundohemi nga gatimet e shijshme. Por, pas festave përvec merakut që ne kemi per peshën interesohemi dhe për desintoksikimin e trupit tonë. Eshte e rëndësishme që të konsumojmë sa me shumë lëngje, fruta dhe perime. Ingredientët të cilët përdoren për përgatitjen e lengjeve detoksikues kanë një përmbajtje të lartë me antioksidues të cilët ndihmojnë në stimulimin e tretjes dhe pastrimin e mëlcisë.

1) Lëngjet që mund të përgatisim një ditë pas festave

Përbërësit (2 gota):

– 2 karrota të mesme

– 2 gjethe selino

– 1 gotë lëng portokalli

– 1 lugë caji xenxefil

– 2 luge sheqer ngjyrë kafe (sheqer integral)

– 6 kuba akulli

– Gjethe menteje për garniture

Mënyra e përgatitjes:

1. Lajini mirë karrotat dhe bëjini lëng me shtrydhesen e frutave.

2. Me pas vendosini dhe përbërësit që ngelen në shtrydhëse frutash.

3. Përftohet një lëng të cilin mund ta konsumoni menjëherë pasi e keni përgatitur.

2) Lëngu i gjelbër

Përbërësit (për dy gota):

– 3 kastraveca

– Gjysëm pako spinaq

– 100 gram ujë

– Një majë luge piper dhe kripë

Përgatitja:

– Lajini mirë perimet.

– I prisni kastravecat në copa dhe spinaqin në copa shumë të vogla.

– Vendosini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse.

3) Lëng karrotash dhe panxhari

Përbërësit:

– 8 karrota

– 1 panxhar i kuq

– 1 kërcell selino

Përgatitja:

1. Qëroni dhe lani kastravecat dhe panxharin.

2. Lani dhe prisni kërcellin e selinosë.

3. Mblidhni të tërë përbërësit në një shtrydhëse.

4. Konsumojeni mënjëherë sapo ta keni përgatitur. Mund të pini një gotë pas konsumimit të drekës, një herë në javë.

4) Lëng me selino dhe mjaltë

Përbërësit:

– Një lugë gjelle me mjaltë

– 3 kërcej selino

– Një gotë ujë

Përgatitja:

1. Lajni dhe prisni kercejtë e selinosë.

2. Vendosini në një shtrydhëse duke shtuar dhe mjaltin.

3. Shtrydhini në shtrydhëse dhe konsumojeni këtë lëng një herë në javë.

5) Lëng molle dhe portokalli

Përbërësit:

– 4 portokalle

– 1 mollë

– 1.5 litra ujë

Përgatitja:

1. Përftoni ekstakte të mollës dhe portokallit me anën e shtrydhëses.

2. Përzieni ekstraktet e perftuara me ujin.

3. Konsumujoni lëngun pas ngrënies së cdo vakti për rrëth një javë.

6) Lëng luleshtrydheje dhe molle

Përbërësit:

– 2 mollë të mëdha

– ½ filxhani me luleshtrydhe

– 1 gotë ujë

Përgatitja:

– Qerojini, lajini dhe i prisni mollët me kujdes.

– Lajini luleshtrydhet.

– Vendosini të dyja llojet e frutave në një shtrydhëse dhe shtrydhini. Konsumojeni lëngun tre herë në javë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 + one =