Indonezi, avioni Air Asia mund të ketë përfunduar në det

AktualitetKryesore
243
0
sample-ad

Vijojnë kërkimet për gjetjen e avionit indonezian, i cili u zhduk pa lënë asnjë gjurm një ditë më parë, me 162 pasagjerë në bord. Air Asia QZ8501 është zhdukur pasi piloti nuk mori dot leje për të ndryshuar kurs

me qëllim shmangien e motit të keq gjatë një fluturimi nga qyteti indonezian i Surabaya në Singapor.

Kreu i agjencisë së kërkim shpëtimit në Indonezi tha avioni mund të ketë përfunduar në fund të detit Java, pasi u vërtetua se është rrëzuar në brigjet indoneziane, ndërkohë që vende nga e gjithë Azia dërguan anije dhe avionë në përpjekje për të ndihmuar në kërkimin e avionit të zhdukur që fluturonte në Singapor.

Në bordin e fluturimit ishin 155 indonezianë, tre koreanë-jugorë, një person nga Singapori, një nmalajzian dhe një britanik, ndërsa piloti ishte francez.

Incidenti i një dite më parë kyurorëzon një vit katastrofal për linjat ajrore malajziane, pas një avioni të humbur në marsin e këtij viti në një udhëtim mbi Kuala Lampur dhe një tjetri të rrëzuar në Ukrainën lindore në muajin korrik.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × three =