Festivali i 53-të i këngës në RTSH-së, Elhaida Dani triumfon

Kulture
577
0
sample-ad

Elhaida Dani, me këngën “Diell”, u vlerësua mbrëmjen e djeshme me çmimin e parë të Festivalit të 53-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, këngë me të cilën do të përfaqësojë edhe Shqipërinë në Eurovizion.
“Kjo do të thotë shumë për mua , faleminderit që më dhatë mundësinë të përfaqësoj vendim tim në një festival kaq të rëndisishëm, faleminderit jurisë, drejtuesve të festivalit madhështorë, krijuesve të këngës sime”, u hspreh Elhaida pas marrjes së çmimit.
Juria e përbërë nga Agim Doçi, Dadid Tukiçi, Fatos Baxhaku, Alida Hisku , Genc Dashi, Rona Nishliu dhe Evi Reçi vlerësuan me 82 pikë këngën “Diell” me muzikë të Aldo Shllakut dhe tekst të Viola Trebickës dhe Sokol Marsit, ndërsa në vendin e dytë u rendit Bojken lako me këngën “Të ndiej” dhe në të tretin Linda Halimi me këngën “S’të fal” të këngëtares Linda Halimi.
Gjergj Leka mori çmimin e intepretimit me këngën “Himn”, ndërsa kënga “Bajram” e “Offchestra” mori çmimin e jurisë Pop.
Festivali u prezantua nga Floriana Garo, Liberta Spahiu dhe Turjan HyskaELHAJDA DANI FITUESE E FEST 53 RTVSH (3)

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × two =