Chelsea barazon dhe shpallet kampion dimri, nuk përfitojnë City dhe United, fiton Arsenali

Sport
243
0
sample-ad

Chelsea elsi shpallet kampion dimri në kampionatin anglez të futbollit. Barazimi me Sauthempton nuk i ka ndaluar blutë e Londrës që të festojnë festat e fundvitit të parët në renditje.

Në ndeshjen e fundit blutë e drejtuar nga Murinjo bënë gjithçka për të fituar, por fati dhe aftësitë e portierit kundërshtar bënë që të humbte dy pikë të rëndësishme, megjithatë jo vendimtare, pasi lufta për titullin vazhdon.

Me 46 pikë në 19 ndeshje, Manchester City nuk përfitoi nga gabimi i Chelsea, pasi u ndal në barazim 2-2 me Burnley. Kampionët e Anglisë e kishin ndeshjen nën kontroll pas avantazhit të krijuar, por nuk e ruajtën dot deri në fund duke zhgënjyer. Totenhem ndaloi Manchester United po në barazim 0-0. Ndërsa Arsenali fitoi 1-2 ndaj West Ham.

Premier League

Tottenham Hotspur 0 – 0 Manchester United
Southampton 1 – 1 Chelsea
Aston Villa 0 – 0 Sunderland
Hull City 0 – 1 Leicester City
Manchester City 2 – 2 Burnley
Queens Park Rangers 0 – 0 Crystal Palace
Stoke City 2 – 0 West Bromwich Albion
West Ham United 1 – 2 Arsenal
Newcastle United 3 – 2 Everton

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen + five =