Burrel, humb jetën 27 vjeçari pas goditjeve në kokë

Aktualitet
254
0
sample-ad

Një djalë 27- vjeç ka gjetur vdekjen sot në Burrel pas goditjeve në kokë, për të cilat ende nuk dihet nga se janë shkaktuar, me armë apo me mjete të forta.

Sipas Policisë, viktima quhet Ervis Uka dhe është banor i fshatit Komsi dhe se ai ka mbërritur pa jetë në spitalin e qytetit.

Ende nuk dihen rrethanat sesi është goditur dhe ka vdekur Uka. Policia ka nisur mbledhjen e provave dhe të hetojë për autorët.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − 11 =