Anija në flakë, dëshmit e pasagjerëve: “Na u duk si Titaniku”

AktualitetKryesore
244
0
sample-ad

“Po flija gjumë. U zgjuam nga sirenat e alarmit” tregon 12-vjeçarja Molfeta e cila ka arritur të shpëtojë nga trageti “Norman Atlantic”, ende në flakë ne detin Adriatik. Ajo ndodhet e shtuar në spitalin Copertino, së bashku me një tjetër 13 vjeçare greke e cila edhe ajo arriti ti shpëtojë flakëve.

12 vjecarja duket e qetë por në të vërtetë është e shqetësuar pasi ende nuk di për fatin e prindërve të saj. Mamaja dhe i vëllai janë shpëtuar por i ati ka mbetur në traget pasi punon atje. Ata kishin shkuar në Greqi për të festuar Krishtlindjet dhe po ktheheshin në Itali.

”Dëgjova flakët që shpërthenin nga një kamion dhe më pas u përhapën nëpër anije” tregon ajo.

“Mu duk sikur ishte Titanik” thanë dy vajza me kombësi greke të cilat u shpëtuan nga anija. Gjëndja e tyre shëndetësore është e mirë por ata janë ende nën shok.

Ndërsa nga trageti greku Yorgos Stiliaras ka thënë se “Tymi po na mbyt, nuk dimë nëse mund t’ia dalim të shpëtojmë. Jemi jashtë në bashin e tragetit, po vdesim së ftohti si dhe po asfiksohemi nga tymi dhe zjarri është duke u shtuar edhe më shumë.

Dyshemetë janë të nxehta, njerëzit dridhen dhe kolliten. Nuk dihet nëse do ja dalim të shpëtojmë”.

Bashkëshortja e kapitenit të tragetit ndërkohë thotë se është e bindur se i shoqi do të arrijë t’ia dalë mbanë.

“Nuk kam dëgjuar asnjë prej tij që dje.

Jam përpjekur të flas me të që në mëngjes, por ka qenë e pamundur.

Padyshim që jemi në ankth, jam këtu së bashku me vajzën time përballë televizorit duke pritur lajme, ashtu siç kushdo tjetër.

Asnjë nuk ka kontaktuar me në deri tani”, ka thënë Paola, bashkëshortja e kapitenit Argilio Giacomazzi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine + thirteen =