Merr fund ankthi në tragetin "Norman Atlantic", vdesin tetë pasagjerë. Mediat: Mungojnë 38

AktualitetKryesore
228
0
sample-ad

Shpëtohen të gjithë pasagjerët në tragetin italian “Norman Atlantic”, ndërsa tetë trupa të pajetë janë gjetur në det gjatë operacionit të shpëtimit. Gjashtë burra dhe një grua humbën jetën në tragetin e përfshirë nga flakët që prej orës 04:00 të mëngjesit të 28 dhjetorit 2014. Ndërsa për personin e tetë nuk ka asnjë të dhënë.

Por një mister shifrash ka përfshire mediat e huaja. Ato italiane,

duke cituat ministren e Mbrojtjes thone se jane shpetuar 427 persona, ndërsa mediat gerke thone se jane te humbur 39 persona.

Operacioni prej 33 orësh në ujrat e Adriatikut ku u shpëtuan 470 jetë njerëzish nga flakët në tragetin që mori flakë pranë Korfuzit. personi i fundit i cili la anijen e nisur nga porti i Igumenicës drejt Anconës me 478 persona në bord ishte Komandanti.

Anija është tërhequr pranë ujrave italiane dhe pasagjerët që u shpëtuan e zbriten në portet italiane. Mes pasagjerëve të shpetuar që kanë prekur tokën jane dhe 22 shqiptaret. Zyrtarisht flitet per 5 te vdekur, 4 prej te cileve te paidentifikuar. Mësohet se në bordin e tragetit ndodheshin 478 persona, 268 prej të cilëve me kombësi greke, mbi 100 italianë dhe 25 shtetas me pasaportë shqiptare, ndërsa 54 persona janë pjesë e ekuipazhit. Nacionalitetet jane: 234 grekë, një rumune, 2 rusë, 6 austriakë, 2 hungarezë, 10 zviceranë, një kroat, 8 gjeorgjianë, 5 sirianë, një suedez, një kanadez, 2 ukrainas, një egjiptian, 18 gjermanë, 54 turq, 2 afganë, 22 shqiptarë, një maltez, 7 bullgarë, 3 nga Maqedonia, dy britanikë, 22 italianë, 3 holandisht, 3 belgë, 9 francezë, 2 irakian.

Operacioni i shpëtimi që përfshiu 7 anije italiane, mes tyre edhe “Butrintin” nga Shqipëria, 6 helikopterë italianë, por edhe një avion “C-130” nuk ka qenë aspak i lehtë. Kushtet atmosferike dhe dallgët e detit që arrin deri në 8 ballë, bënë që shpëtimi i pasagjerëve me varkat e shpëtimit të bëhej i pamundur. Vetëm 49 pasagjerët e parë arritën të evakuoheshin me anijen “Fryma e tregtarëve të Pireut” dhe të dërgoheshin në spitalin e Barit. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e të mbijetuarve në bord, që qëndruan prej orësh pa mbarim në bashin e tragetit, u shpëtuan me helikopterë, për tu çuar më tej pranë anijeve të shpëtimit.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 − 4 =