Njihni spiunët më të famshëm shqipëtar të kohëve

AktualitetHistori te rrallaKryesore
407
0
sample-ad

Projekt-ligji i paralajmëruar që do të bëj të mundur njohjen me përmbajtjen e dosjeve të ish spiunëve tashmë ka marrë udhë dhe besohet se së shpejti edhe Shqipëria do ta ketë një ligj të tillë që nuk bën tjetër veçse e çfruston shoqërinë tonë, aq të mllefosur. Ndërkohë vetë mbajtja mbyllur e tyre dhe, për më tepër,

konotacioni qëllimkeq që i është dhënë agjentëve, kanë krijuar idenë se nëse lejohet kjo hapje, do të ndodhë qameti. Gjë që nuk ka për të ndodhur, jo se e themi ne por sepse përvoja e vëndeve të tjera ka treguar se gjëma ka qenë një ide e strukur në mëndjen e njerëzve.

Madje këtë e ka provuar edhe vendi ynë në vitin 1997, kur me vendim të Qeverisë u ligjërua ngritja e Komisionit të Pastërtisë së figurës së Zyrtareve Publikë. Në krye të tij u emërua i ndjeri avokat Nafiz Bezhani, që do të mbahet mend për skrupulozitetin dhe ndershmërinë në detyrë.

“Komisioni Bezhani”, siç njihet masivisht, kishte për detyre të verifikonte implikimet në krimet e komunizmit të të gjithë zyrtarëve shqiptarë që do të merrnin poste publike pas vitit 1997. Në krye të këtij Komisioni, Bezhani i apasionua pas arkivave, pati rastin të studionte shumë dosje të implikuarish, gjë që i dha dorë botimit të tre vëllimeve me temë armën e shërbimti sekret të emërtuar si “Sigurimi i Shtetit” dhe agjentëve shërbestar të tij, por edhe të shërbimeve të huaja inteligjente. Duke ju referuar kryesisht këtyre botimeve, po nisim publikimin e dosjeve të personave që fshihen pas pseudonimeve, për të qenë kështu pararendës të asaj që do të sjellë miratimi i ligjit të hapjes së dosjeve dhe lustracionit.

“Ciceroni”

Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ai u bë një nga spiunët më të famshëm, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kohën kur punonte si kamarier në shtëpinë e ambasadorit britanik në Ankara.

“Ciceroni” arriti t’u jepte gjermanëve informacione të shumta, por të gjitha këto në shkëmbim të parave. Brenda një kohe të shkurtër, ai arriti të mbledhë rreth 300 mijë sterlina, një shumë jashtezakonisht e madhe për në atë kohë. Por, në pranverë të vitit 1944 veprimtaria e tij zbulohet.

“Ciceroni” arrin të arratiset së bashku me të gjitha paratë e tij, të cilat rezultuan të ishin false. “Ciceroni” vdiq ne Stamboll, në vitin 1971, por historia e tij u bë skenar filmi dhe subjekt libri.

“Dragoi”
Ne librin “Mekatare” të të ndjerit  Nafiz Bezhani,  trajtohet gjeresisht dosja “Dragoi”, e agjentit me emrin imagjinar Robert Duka. “Dragoi” vleresohej nga Sigurimi si agjent profesionist dhe me rezultate shume te mira. Ai ishte me arsim te larte dhe nje njeri me reputacion ne rrethet intelektuale. Ne liber shpjegohet se fillimisht “Dragoi” u fut ne Sigurim me qellimin e venies nen kontroll te Sigurimit te rretheve letrare dhe veçanerisht veprimtarine e rrezikshme qe mund te zhvillonin ato. Ne ate kohe ishte nen shenjester grupi “armiqesor” i letrareve te rinj te Universitetit te Tiranes, te drejtuar nga Kasem Trebeshina. Duke qene nje person i simpatizuar nga keto rrethe letrare, “Dragoi” mund te jepte informacione te vlefshme dhe te pengonte veprimtarine ne kete drejtim.

 “Martini”
Agjenti radist ishte larguar nga Shqiperia ne ditet e para te çlirimit, se bashku me shume ish-ushtare italiane qe kishin mbetur ne Shqiperi pas kapitullimit te Italise. Sipas librit “Mekatare 2″, ai u vesh me rrobat e nje ushtari qe mbeti ne Durres dhe me emrin e tij u nis ne Itali. Aty deklaroi se e kishte bere kete veper per shkak se ishte kundra regjimit politik te vendosur ne Tirane dhe se kishte deklaruar se do te luftonte per permbysjen e atij regjimi. Ne keto kushte, atij iu njoh statusi i te merguarit politik dhe u bashkua me grupet e tjera te shqiptareve te arratisur. “Martini” ishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe sherbente ne kampin e refugjateve shqiptare qe ndodhej midis Barit dhe Brindisit si radist. Ai jepte informata per planet e te arratisurve, te cilat gjithmone deshtonin ne saje te ketij dekonspirimi. Gjithashtu, “Martini” sherbente si baze informacionesh per agjentet e tjere te ngarkuar me misione ne Itali. ( Vijon )

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 − 11 =