Evertoni e kërkon zyrtarisht Adnan Januzaj

Sport
272
0
sample-ad

Evertoni ka bërë lëvizjen e parë konkrete drejt talentit nga Istogu Adnan Januzaj. Sipas mediave britanike klubi nga Mersyside e ka bërë tashmë kërkesën zyrtare për huazimin e 19 vjeçarit. E vetmja formulë që United pranon, pasi edhe vetë 20 herë kampionët e Anglisë nuk kërkojnë të privohen nga klasi i Januzajt përfundimisht.

Vitin e shkuar mesfushori firmosi një kontratë 5 vjeçare me klubin nga Manchesteri, duke marrë besimin e plotë të drejtuesve, por afrimet e rëndësishme që United kreu gjatë e merkatos së verës i mbyllën shumë hapësira numrit 11 , i cili gjatë këtij sezoni nuk ka arritur të tregoj më së miri aftësitë e tij.
Megjithëse trajneri Van Gaal para disa ditësh deklaroi se Januzaj nuk do të largohet nga “ Old Trafford” shanset që 19 vjeçari të transferohet në formë huazimi sidomos tani që oferta e parë u zyrtarizua janë të mëdha.

Në fakt një lëvizje e tillë do ti shkonte përshtat vetë lojtari pasi hapësirat tek Evertoni do të ishin shumë më të mëdha, ndërsa United në një farë mënyrë nuk e “djeg” lojtarin duke e mbajtur në stol.

Në krahun tjetër interesimi edhe i klubeve të tjera për futbollistin e kombëtares belge, ku më konkretet janë ato të kampionëve të Francës PSG dhe anglezëve të Hull City-t, megjithatë për momentin vetëm klubi i Bill Kenwright ka parashtruar një ofertë zyrtare për talentin e skuadrës 20 herë kampione të Anglisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 + 1 =