ERE: Çmimi i ri i energjisë për familjarët është 9,5 lekë për kW

EkonomiKryesore
305
0
sample-ad

Enti Rregullator i Energjisë vendosi çmimin e ri të energjisë elektrike për familjarët. Për të gjithë konsumatorët familjarë çmimi do të jetë 9,5 lekë, dhe do të paguhet nga 1 janari, për çdo kilovat energji të harxhuar.

Aktualisht çmimi i energjisë për familjarët është i përshkallëzuar me dy nivele, ku 300 kW/h e para paguhen me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli, 13.5 lekë.

Po ashtu ERE ka vendosur të rrisë çmimin e prodhimit në 1.45 lekë. Ndërsa çmimi mesatar i energjisë për OSHEE do të jetë 10.7 lekë për kW

Gjatë mbledhjes, ERE ka vendosur të mbajë të pandryshuar edhe tarifën e transmetimit për OST që kërkoi më herët rritjen e çmimit të transmetimit në 0.7 lekë.

Enti pritet të vendosë objektiva për vitin 2015, që borxhet e OSHE-s të ulen dhe të shkojnë në 22%, pasi edhe çmimi i energjisë vendoset mbi bazën e këtyre treguesve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 − 6 =