Avioni me 162 persona në bord, mes tyre 16 femijë zhduket në Indonezi

Aktualitet
342
0
sample-ad

Një avion i kompanisë Air Asia që po udhëtonte nga qyteti indonezian Surabaja, në Singapor me 155 pasagjerë, nga të cilët 16 femije,  dhe 7 anëtarë të ekuipazhit në bord është zhdukur pasi ka humbur kontaktet me kullën e trafikut ajror pasi kishte kryer pjesën më të madhe të udhëtimit prej tre orësh.

Avionët ushtarakë indonezianë kanë nisur prej disa orësh tashmë kërkimet në det. Ministria indoneziane e Transporteve bëri të ditur se piloti kishte kërkuar që të ngrihej në kuotën e 11 mijë metrave për të shmangur retë e dendura, por nuk ka pasur asnjë komunikim për kushte të vështira apo probleme të tjera nga ana e ekuipazhit.

Përveç avionëve indonezianë janë nisur për të ndihmuar në kërkime edhe anijet me skuadër shpëtimi nga Singapori, Malajzia dhe Australia. “AirAsia Indonesia”, pjesë e kompanisë Malaysia Airlines, ishte pezulluar në vitin 2007 për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian për çështje sigurie, por pezullimi ishte hequr në vitin 2010.

Sipas komunikimeve të drejtorisë së avionëve civilë te Singaporit, kontaktet e avionit a320 kanë humbur në hapësirën Indoneziane, 200 milje ose 350 km ne veri, midis zonës se Xhakartës e Singaporit. Kompania ajrore ka konfirmuar që kanë humbur kontaktin me avionin dhe menjëherë kanë nisur kërkimet për ta lokalizuar.

Fluturimi ka nisur në orën 5 e 20 me orën lokale dhe duhet të arrinte në orën 1 e 30 me orën lokale. Ky është incident i  tretë për aviacionin malajzian, pas zhdukjes së avionit me 239 pasagjerë që po udhëtonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin në mars të këtij viti dhe dhe një tjetri të rrëzuar në Ukrainë në korrik, me 298 persona në bord.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen + eighteen =