Si mund të trajtoni efektet anësore të antidepresantëve

Shendeti
242
0
sample-ad

Efektet anësore luhaten në varësi të ilaçit por mund të përfshijnë:

*Pagjumësi
*Gjumë
*Ankth të shtuar
*Të përziera e të vjella
*Diarre
*Probleme seksuale, si ejakulime të vonuara tek burrat dhe mungesë të orgazmës tek gratë
*Dhimbje koke
*Marrje mendsh
*Shtim apo pakësim të peshës

Ja disa këshilla për të trajtuar efekte anësore të vogla të një ilaçi kundër depresionit:

*Në qoftë se ilaçi juaj ju bezdis në stomak, pyeteni mjekun tuaj nëse ju duhet ta merrni atë me ushqimin tuaj apo nëse risku do të jetë më i vogël me një ilaç të një marke të njohur.
*Në qoftë se ilaçi juaj kundër depresionit ju bën të përgjumur gjatë ditës apo ju lë pa gjumë natën pyesni mjekun se në çfarë kohe të ditës duhet ta merrni atë. Nëse e merrni ilaçin herët në mëngjes ose para gjumit, ju mund të pakësoni disa nga efektet e padëshiruara.
*Mos e merrni ilaçin kundër depresionit bashkë me alkoolin. Ky i fundit mund të ndikojë për keq në funksionimin e ilaçit, shkakton qetësim dhe ka mundësi të keqësojë depresionin.
Mos e vendosni vetë ndërprerjen e ilaçit në rastin kur keni efekte anësore. Ndërprerja e menjëhershme e marrjes së ilaçit nga ana juaj mund të bëjë që simptomat të keqësohen papritur dhe të shkaktojë një përsëritje të depresionit. Flisni me mjekun tuaj se çfarë duhet bërë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 + 8 =