Shkodër, brenda një ore dy aksidente, humbin jetën dy kalimtarë

AktualitetKronikeKryesore
363
0
sample-ad

Dy aksidente të ndodhura mbrëmjen e sotme, me pasojë vdekjen e dy kalimtarëve në Qarkun e Shkodrës.

Aksidenti i parë mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:40 në aksin Shkodër-Koplik, në hyrje të qytetit të Koplikut, pranë lokal ‘Brajan’. Një mjet tip ‘Ford’ me targa AA225 HV, i drejtuar nga shtetasi Edison Bruçi, vjeç 30, banues në fshatin Gradec, Malësi e Madhe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. T, rreth 60 vjeç.

Mësohet se viktima banonte në fshatin Grudë-Fushë, në Malësi të Madhe. Burimet policore shtojnë se përplasja ka qenë e fuqishme duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë aksidenti i dytë është regjistruar  rreth orës 17:30 në hyrje të qytetit të Shkodrës. Burime nga vendngjarja raportojnë se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Beltoje, në Shkodër, ndërsa viktima është një kalimtar.

Sipas të njëjtave burime, viktima Rexhep Becaj, 50-vjeç ishte endacak dhe po mblidhte kanaçe anës rrugës, në momentin që është përplasur nga automjeti. Drejtuesi i automjetit, shtetasi Nikolin Shati, 45-vjeç është ndaluar tashmë nga policia.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 + fourteen =