Mali i Zi, rrëzohet një autobus në humner, plagosen 31 shqiptarë, vdes 25 vjeçarja

AktualitetKryesore
237
0
sample-ad

Një autobus me 57 shqiptarë ka dalë nga rruga mes Tivarit dhe Ulqinit duke u rrëzuar dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 31 persona, ndërsa një vajzë 25 vjeçare, Orena Kuça nga Tropoja me banim në Tiranë.

Media malazeze Vijesti shkruan se ngjarja ndodhi pasditen e 26 dhjetorit rreth orës 18:00 kur autobusi me targa shqiptare AA 581 JX ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Mërkotit dhe ka rënë në një greminë.

Ministria jonë e Brendshme tha se nga ky aksident ka gjetur vdekjen një femër e moshës 25-30 vjeç, ndërsa në autobus udhëtonin 57 pasagjerë që qenë duke u kthyer nga Dubrovnik i Kroacise drejt Tiranes.

Të lënduarit nga aksidenti janë dërguar në spitalin e Tivarit, ndërsa ata me lëndime të rënda u dërguan në Qendrën klinike në Podgoricë. Ndërsa nga Shkodra kanë shkuar edhe dy ambulanca.

Sipas të dhënave jozyrtare, policia dhe zjarrfikësit kanë arritur që të nxjerrën rreth 30 udhëtarë nga autobusi i aksidentuar, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë terreni i vështirë dhe moti i keq. Udhetimi ishte organizuar nga agjencia “Kalemi” per te festuar Krishtlindjet.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 5 =