Ndërron jetë mjeshtri i madh i humorit Veli Rada

ArtKryesoreKulture
179
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”15996″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Mëngjesin e sotëm është bërë i ditur lajmi për ndarjen nga jeta e humoristit Veli Rada. Mjeshtri i madh i humorit  ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë, pas një muaji që ndodhej në gjendje të keqe shëndetsore.

Veli Rada është nderuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërsa në vitin 2013 Bashkia e Tiranës e ka nderuar aktorin me titullin “Mirënjohja e Kryeqytetit”.

Ai ka studiuar në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1972-1975 në degën e aktrimit dhe menjëherë pas studimeve, u bë anëtar i Teatrit të Estradës së Tiranës, ku vazhdoi të punojë për 35 vjet.

Ka realizuar qindra role, prej të cilëve shumë do të mbeten të paharruar; punoi si regjisor dhe asistent regjisor; si skenarist humori, realizoi një mori skeçesh, parodish, intermexosh. Veli Rada njihet edhe si komentator sportiv në Radio Tirana.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 − 2 =