Shtyhet për vitin tjetër vendimi për 10 ish-zyrtarët e Bankës së Shqipërisë

AktualitetKryesore
305
0
sample-ad
Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën ku pritej të jepej vendimi për 10 ish-zyrtarët e Bankës së Shqipërisë nën akuzë për shpërdorim detyre, në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit.

Vendimi për shtyrjen e seancën ka ardhur pas kërkesës së bërë nga një prej të pandehurve, Mehdi Marku pasi avokati i tij mungonte në seancën e sotme gjyqësore. Pas dëgjimit të kërkesës gjykatësi Martin Deda, vendosi të shtyjë seancën për më 22 janar të vitit të ardhshëm.

Seancën e fundit, gjykata pritej të jepte vendimin për 10 të pandehurit, ku nga ana e saj Prokuroria e Tiranës në pretencën e paraqitur ka kërkuar 56 vite burgim.

Në seancën e fundit, me një pretencë prej 23 faqesh prokurori Ramadan Troci, duke nisur nga ish-drejtori i Emisionit të Parasë Dorian Çollaku kërkoi thuajse burgime të njëjta për 10 të pandehurit.

Pretenca 56 vite burg për 10 të pandehurit:
Dorian Çollakun, 6 vite burgim
Bashkim Xhilagën, 6 vite burgim
Myzejen Belbën, 6 vite burgim
Lavdim Canin, 6 vite burgim
Liljana Tushën, 6 vite burgim
Dhimitër Davidhi, 6 vite burgim
Bahri Allushin, 5 vite burgim
Gentjan Jahjën, 5 vite burgim
Fatbardha Gurthi, 5 vite burgim
Mehdi Markun, 5 vite burgim

Ndërkohë, organi i akuzës ende ka në proces hetimet për Ardian Bitrajn, Mimoza Burzian, Klevis Betjan dhe ish-guvernatorin Adrian Fullani, hetime të cilët pritet të mbyllen brenda dhjetorit dhe dosjet të shkojnë në gjykatë.

Në të njëjtën gjykatë janë 5 procese të tjera ku bën pjesë dhe ish-inspektoria Elivar Golemi e cila kërkoi veçimin e gjykimit të saj pasi nga Prokuroria.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 1 =