Rama: Kur Ballkani lodhet nga durimi, s'ka BE që e fut në vathë!

AktualitetPolitike
303
0
sample-ad

Kryeministri Edi Rama nga Koosva i dërgoi një mesazh Bashkimit Europian. “Kur ballkanasit lodhen nga durimi, nuk ka BE që i fut në vathë, që të bashkëpunojnë si dele të urta”, u shpreh kreu i qeverisë

Rama ishte i ftuar në forumin e organizuar nga lëvizja “Fol” “E ardhmja europiane e Ballkanit, partneriteti strategjik mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe raportet me shtetet e rajonit”.

“Një vit që jam shpresëplotë se do ta hapim më në fund me mbledhjen e kthimit të dy qeverive të Shqipërisë e Kosovës për të parë se ku jemi me dosjet e bashkimit të rrugëve tona drejt të ardhmes dhe për të çuar përpara.

Nga Prishtina teksa uroi qytetarët e Kosovës për vitin e ri 2015, Rama nënvizoi se rruga e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë duhet të finalizohet në BE.

Ai vlerësoi kohën dhe vëmendjen e dhënë nga faktori ndërkombëtar ndaj kombit shqiptar, duke theksuar se kjo vëmendje, nuk ka qenë kurrë kaq e madhe.

Prandaj kryeministri Rama nënvizoi se edhe klasa politike e të gjithë realiteteve shqiptare kudo ku janë, duhet të jetë e përgatitur për të marrë maksimumin nga ky moment dhe të ardhmen që na pret.

Kjo pasi sipas tij, politika shqiptare është ende e prapambetur në raport me të ardhmen që e pret si dhe në raport me bazën e përfaqësimit politik, duke shtuar se kjo është fakt në të gjitha hapësirat e kombit shqiptar.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × five =