Nis punimet pallati 20-katësh tek Liqeni Artificial, politika nuk flet

AktualitetKryesore
300
0
sample-ad

Edhe pse të gjithë e kundërshtojnë, madje edhe ata që e mbështetën në zgjedhjet për kryetar bashkie, Lulzim Basha nuk i pyeti shumë por e dha lejen e ndërtimit dhe tani pallati 20 katësh tek digat në Liqenin Artificial në Tiranë ka nisur punimet.

Askush nuk e dëgjoi zërin e ekspertëve dhe ambjentalistëve, pasi në këtë leje u futën interesat e ndërtuesve edhe pse aty u shkatëruan disa pemë dhe u zaptua një hapsirë e gjelbër dhe po nxiren jashtë funksionimit pishinat të cilave nuk do ti bjeri më djelli mbas kullave me 20 kate që do ngrihen në këtë zonë.

Edhe pse ka një vendim qeverie për ndalimin e ndërtimeve, tashmë puna për ndërtimin e këtij pallati ka nisur. Pallati përveçse do të zërë një nga të paktat hapësira parku që ka mbetur në Tiranë, rrezikon të shkaktojë përmbytjen e Tiranës.

Kjo, duke qenë se ai po ndërtohet tek diga e Liqenit Artificial. Por, ajo që të bën përshtypje, është heshtja e frikshme për ndërtimin e këtij pallati, si nga qeveria dhe deputetët e mazhorancës, ashtu dhe nga opozita, e cila nuk mund të flasë, pasi leja është dhënë nga Lulzim Basha, i cili e kundërshtonte me forcë një planë ndërtimi në këtë hapsirë nga ish-kryetari bashkisë Edi Rama. Ndërsa tani bëri të kundërtën, duke miratuar lejen e ndërtimit edhe pse jemi vetëm 6 muaj nga zgjedhjet vendore.

Ky është rasti që tregon se kur bëhet fjalë për biznes, politika e qep gojën. Edhe pse po ndodh një masakër nën sytë e të gjithëve, dhe në kryeqytetin e vendit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − 9 =