Ndrea Prendi në gjykatë, akuzohet për shpërdorim detyre

Aktualitet
288
0
sample-ad

Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi do të dali para gjykatës, pasi prokuroria e akuzon për shpërdorim detyre. Për gjykim është dërguar edhe ish-pasuesi i tij në detyrë, Artan Hoxha.

Sipas prokurorisë, Prendi dhe Hoxha kanë paguar padrejtësisht shtetasen shqiptare Shqipe Spahiu, e cila ka qenë punonjëse e gardës në periudhën që ky institucion është drejtuar nga Ndrea Prendi dhe Artan Hoxha.

Hetimet për Prendin nisën pas kallëzimit nga Ministria e Brendshme e cila pas një auditi të kryer në administratën e gardës, rezultoi se me urdhër të dy ish-drejtuesve pa qenë fizikisht në punë Shqipe Spahiu ishte paguar për afro 1 vit e gjysmë me pagë nga buxheti i gardës.

Për të provuar akuzën, prokuroria ka marrë si provë dhe të dhënat e sistemit të regjistrimit për hyrje-daljet në kufi, ku nga të dhënat e TIMS rezulton se ish-shefja e Burimeve Njerëzore në kohën që merrte pagën në periudhat 2011-2012 ishte jashtë Shqipërisë.

Kjo është një tjetër përballje e drejtësisë me Prendin, i cili u vu nën akuzë dhe për vrasjen e katër demonstruesve të pafajshëm në protestën e 21 janarit 2011 para Kryeministrisë, por Gjykata e Shkallës së parë i dha pafajësi e ajo e Apelit një dënim minimal të cilin Prendi e shleu me afate paraburgimi dhe tani është në liri.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 1 =