Legalizimet, shtyhet afati i vetëdeklarimit të ndërtimeve pa leje

Aktualitet
273
0
sample-ad

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, deklaroi se të gjithë qytetarët që duan të vetëdeklarojnë ndërtimet pa leje do të kenë afat deri në 31 janar 2015 pasi afati i fundit ishte caktuar 31 dhjetor 2014.

Lame në një konferencë për mediat njoftoi këtë masë të marrë, pas konultimeve dhe me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i ALUIZNI-t tha se kjo masë merret për t’iu dhënë mundësi qytetarëve të përfshihen në procesin e legalizimeve, dhe një tjetër pikë është dhe ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit, ku një pjesë e mire e emigrantëve kanë probleme me legalizimet.

Një nga masat e marra nga ALUIZNI sipas Lames është dhe hartimi i një  programi për të kryer procedurat për legalizimin në konsullatat e vendeve ku ka shqiptarë.
Ai tha se të gjtihë qytetarët që kanë bërë njëherë procesin e vetëdeklarimit në vitet e mëparshme nuk duhet ta bëjnë më, pasi procesi është i vlefshëm.

Lame theksoi se jo çdo gjë e ndërtuar mund të legalizohet. “Do zbatohen rregullat që kemi vendosur”, deklaroi kreu i ALUIZNI-t.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × 1 =