Sërbi me qëllime të qarta terroriste, do hidhte në erë Hotel "Grand" në Prishtinë

AktualitetKryesore
222
0
sample-ad
Policia e Kosovës zbuloi planin e 46-vjeçarit serb që u kap me 12 kg eksploziv mbrëmjen e 25 dhjetorit në Prishtinë. Burimet bëjnë me dije se Gavriç Slobodan kishte planifikuar që eksplozivin ta vendoste në Hotel “Grand” në Prishtinë.

46 vjeçari kishte në makinën e tij plotë 12 kilogramë material eksploziv. Slobodan në Hotel Grand në Prishtinë, me 24 dhjetor kishte marrë një dhomë me qera.“Pasi ishte akomoduar, Gavriç Slobodan kishte shkuar në Serbi ku ishte ngarkuar me eksploziv dhe përmes veriut kishte hyrë në Kosovë”, bëjn të ditur mediat kosovare.

Serbi i dyshuar me vete kishte edhe një hartë e cila do t’i shërbente për të ikur më lehtë pasi ta kryente sulmin në natën e dytë të krishtlindjeve.

Policia e Kosovës e kishte shoqëruar të dyshuarin nga Mitrovica deri në Prishtinë, ku edhe ndërhyri me sukses për ta arrestuar atë.

Ky është njëri ndër sukseset më të mëdha të Policisë së Kosovës që nga themelimi i këtij institucioni.

Makina u ndalua para ambasadës amerikane në Prishtinë, por sipas policisë nuk ka qënë objekt i sulmit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 − 2 =