Historia e Chris Kyle, snajperistit rekordmen të vrasjeve

Histori te rralla
678
0
sample-ad

Nassirya, fund Mars i 2003-it. Një grua po i afrohej dhjetë marinsave amerikanë, kur nga tunika saj qiti një objekt të verdhë. I shtrirë sipër një çatije, Chris Kyle po e ndiqte nga tejqyra e teleskopit të pushkës së tij.

 “Një gjuaitje, vetëm një “, kjo është motoja i snajperave. Dhe kështu qe.

“Mirë se erdhe në Irak, ushtari Kyle “, i thotë shefi i tij nga radio transmetuesi. Ajo qe vrasja tij e parë. Më vonë, mbas 159 objekteve të kapura, djaloshi nga Texas-i bëhet legjendë.

Pjesëtar i trupave “Nevy Seal” të Shteteve të Bashkuara, bëri të mundur regjistrimin e numrit më të madh të vrasjeve, nga ana e një snajperisti në historinë ushtarake amerikane.

“Legjenda ” e quajnin koleget e tij. Për armiqtë ishte thjesht “Al-Shajtan Ramadi ” (djalli Ramadid). Kapja e tij shpërblehej me njëzetë mij dollarë. I lindur në Odessa (Texas), Chriss mësoi të gjuaj me pushkë që në moshën 8-vjeçare, duke vajtur për gjueti me babain e ti.

Pas një kariere si “Coëboy”, e cila u ndërpre për shkak të një incidenti me një kal të egër që i theu brinjët, vendosi të bëhej pjesëtar i “US-Navy”. Stërvitet në Kolonado (Kaliforni ), ku qendron “Team Tree” i “Nevy Seals”, “Six-i “, i famshëm për kapjen e Bin Laden-it, aksion në të cilën ai merr pjes.

Gjithnjë në linjë të parë në luftën anti-terror të nisur mbas 11 shtatorit 2011, nga aministrata e Bush Junior, Kyle nuk humbet asnjë kapitull të luftës në Irak. Bëhet shefi i “Team Three”, të “Neavy Seals” dhe dekorohet me dy “Silver Star” e pesë “Bronze Star”, për vlerat e ti në betejë. Në shtëpi e presin gruaja dhe fëmijët e ti, por në çdo rrikthim ai humbet pak nga pak vetveten.

Jeta e tij nuk është më e njeitë.Chris nuk arrin të flejë gjum, dhe ato pak herë kur arrin të mbylli sytë zgjohet duke luftuar me fantazmat. Nis të preferojë alkoolin dhe ja del të alkolizohet. Pasojat e luftës kanë rritur agresivitetin e tij, duke i hapur jo pak probleme me policinë, e cila detyrohet ta lirojë sepse ai është një “hero i kombit “.

Në 2010 një editor i “Harper Collins” i propozon të rrëfej eksperiencën e tij gjatë luftës në Irak dhe Kyle pranon.

“Memoir”-i tij arrin të shesë një miljon kopje, por fatkeqësisht, si shumë herë ndodh, fama nuk arrin të mbushi gorpën e thellë që lufta ia ka shkaktuar përbrenda.

Pas një ultimatumi të dhënë nga gruaja, Chris vendos të lerë ushtrin. Me ndihimën e Kayle Bass, pronari i “Hedge fund” , arrin të themeloj ” Craf International “, një organizatë e cila rrikthen në jetën normale ish ushtarë të abandonuar nga shoqëria hipokrite dhe mosmirënjohëse amerikane.

Që nga ai moment jeta e tij fillon të marrë drejtimin e duhur, pavarsisht sjelljes së tij, në shumë raste ” anormele ” , e që pikërisht për këtë arsye, ka ushqyer legjenda të ndryshme mbi figurën e tij.

Një shembull është ai i uraganit “Katrina”, në Neë Orleans , ku disa persona rrëfyen se Kayli bashkë me një shokun e vet, vrisnin ata që i konsideronin kriminelë thjesht për të mos harruar zanatin e vjetër të ish ushtarakut.

Tragjike është vdekja e tij. Chris Kyle, u qëllua me pushkë nga një djalosh- ish ushtarak, si edhe ai vetë, i cili, si pasoj e luftes, vuante nga  shqetësime “post-traumatike “. Nuk mundi ti mbijetojë plumbave, ashtu siç ja kishte dalë ferrit Shiit dhe Sunnit të Irakut. Përgatiti: Mario DERVISHAJ / Bolonja-Itali

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 1 =