Dizajni më i ri vjen "Samsung Galaxy Alpha"

Shkenceknologji
270
0
sample-ad

Në gjithë linjën e telefonëve inteligjentë të Samsung, Galaxy Alpha ky është dizajni më i bukuri, prandaj tani kompania po e dërgon këtë dizajn në lartësi edhe më të mëdha. Për një kohë të limituar ky model do të jetë i disponueshëm me një kasë lëkure si “krokodil”, ashtu si në imazhet e mëposhtme, të cilat janë të disponueshme vetëm në Samsung France.

I vetmi ndryshim nga një smartfon Galaxy Alpha i zakonshëm i cili ka një ekran 4.7 inç 720p, një bateri 1800 mAh, një kamera parësore 12 megapiksel, kamera dytësore 2.1 megapiksel, 2GB RAM, hapësirë memorie prej 32GB dhe sistem operativ Android 4.4.4, është vetëm veshja e jashtme. Ky dizajn vjen në ngjyrë të zezë, kafe, të kuqe dhe gurkali si dhe kushton deri në 649 euro, ndërkohë që versioni origjinal kushton 569 euro

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × one =