Bufi, gomari dhe pema në fabulat e Kaliroi Bellos

Kulture
504
0
sample-ad

Autorja Kaliroi BELLO

Kaliroi Bello është një emër i njohur për jetën letrare shqiptare të pas viteve ’90-të, ndonëse pjesën më të madhe të jetës krijuese vazhdoi ta ushtrojë në Itali,

ku gjendet edhe sot, e rreshtuar në listen e emigrantëve shqiptarë që me krijimtarinë e vet artistike janë pjesë e jetës publike italiane.

Përmbledhja me poezi, tregime e fabula, “Ç̧astet e mia”, botuar në vitin 1995, është e para e autores në gjuhën shqipe, ndërkohë që:Dagli occhi al cuore”,bot. 2002, “Il senso degli occhi”, 2003, “Baci nel cuore”, 2004 dhe  “Spirito libero”, 2005 janë të tjerë libra me poezi e prozë të publikuar përkatësisht nga shtëpitë botuese italiane:Editoriale Sette “, “Ibiskos Editrice Risolo dhe “OTMA”. 

Më poshtë po botojmë tre fabula të përzgjedhura të autores, që prej dy dekadash jeton në Padova të Italisë.

 

BUFI

Koka autoritare i Rendon plotë mençuri.

Po ta shohësh gjatë thua:”S’ka si ai”!

Por bufi është dhe mbetet buf,

E këtë gjithkush e di.

 

GOMARI

U ngrit gomari mbi të zotnë.

“Ti që sot e tutje nuk më urdhëron.

U lodha duke të ndjekur e dëgjuar.

Dua të shkoj me kuaj”, i tha.

 

Fërkoi sytë i zoti i gjorë,

Pa i besuar veshëve që dëgjonin.

Por kur e pa që gomarri iku turravrap,

i foli nga pas:

“ Ti mund të lodhesh, duke më dëgjuar,

Dhe të mos marrësh urdhëra më nga mua.

Mund të shoqërohesh dhe vetëm me kuaj,

Por nuk shoh këtu asnjë ndryshim,

Se ti gomarr do mbetesh, gjithsesi”.

 

PEMA

Pema e zhveshur, nga vjeshta e artë,

U vesh shpejt, nga bora e bardhë.

I pëlqeu qyrku i ri e, duke u kotur, pas tij tha:

“Jo, s’ka si ti”!

Por dimri s’vazhdoi gjatë…

Bora u shkri dhe pema mbeti e zhveshur përsëri,

Duke pritur stinën tjetër,

Me lajka të lidhte miqësi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven − 8 =