“BILD” shpall Shkodran Mustafi si fitues të vitit!

Sport
263
0
sample-ad

Gazeta gjermane “BILD” ka vlerësuar shqiptarin, Shkodran Mustafi si futbollisti gjerman që ka përparuar më së shumti këtë vit. “Sipas BILD, Mustafi është futbollisti që është ngritur më së shumti në 2014”.

“Zhvillimi i Shkodran Mustafit është sensacional. Në emërimin e tij në shkurt të këtij viti, pak kush e njihte atë. Por Kampionati Botëror tregoi se bëhet fjalë për një lojtar të talentuar. Pas Botërorit, mbrojtësi i Sampdorias u bë menjëherë i njohur.

Kalimi te Valencia ishte shumë i suksesshëm pasi Mustafi ka arritur të bindë të gjithë me aftësitë e tij duke shënuar edhe tre gola. Valencia ka mbrojtjen e dytë më të mirë në kampionat dhe po lufton për garat evropiane, falë Mustafit”, shkruan në analizën e saj, BILD. Fitues i madh i vitit është vlerësuar edhe portieri Manuel Neuer, ndërsa lojtari që ka zhgënjyer këtë vit është Kevin Grosskreutz i Borussia Dortmundit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − 6 =