Baloteli mbret në Twitter, jo në fushën e lojës

Sport
249
0
sample-ad

Mario Balotelli është etiketuar si King of Twitter 2014. Sulmuesi Italian Balotelli në këtë moment nuk mund të konsiderohet si një mbret i zonës së rreptësisë, pasi ka zhgënjyer me paraqitjet në Liverpool, por gjithsesi mund të kënaqet me faktin që kurorëzohet si mbret i zonës së rrjeteve sociale.

Mario Balotelli është etiketuar si King of Twitter 2014, Mbret i Twiterit për vitin që po lëmë pas, raporton tabloidi britanik, Daily Mail,

Sulmuesi i Liverpoolit, edhe pse nuk ka magjepsur me paraqitjet e tij në fushën e blertë padyshim që ka qenë jashtëzakonisht produktiv me 140 karakteret e lejuara në komente duke ngjallur më shumë reagim nga gjithë të tjerët.

Edhe pse jo me gola, Balotelli ka bërë të flitet shumë për të gjatë këtij viti, çështja është se në më të shumtën e rasteve ka ngjallur reagime negative.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 + four =