Aksident në Levan-Tepelenë, ktheheshin nga Greqia

AktualitetKronike
298
0
sample-ad

Nga aksidenti në aksin rrugor Levan-Tepelenë është plagosur rëndë një 40 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku automjeti tip Volksvagen me targa YNP 6358,

me drejtues M.Lala ka dalë nga rruga.

Për pasojë është plagosur rëndë bashkëshortja e drejtuesit, Lindita Lala 40 vjeç nga Kruja, e cila është transportuar me helikopter drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Mësohet se çifti po kthehej nga Greqia për festat e fundvitit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × two =