Kuvendi voton për Këshillin Mbikqyrës të BSH dhe AMF

Ekonomi
272
0
sample-ad

Kuvendi votoi tre kandidaturat për anëtar në bordin drejtues të BSH, duke plotësuar kështu 3 nga katër vendet bosh në këtë Këshill,

duke e çuar kështu në tetë numrin e anëtrëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Natasha Ahmetaj, Tonin Kola dhe kandidati i dekretuar nga Presidenti për Guvernator, Gent Sejko, janë anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Konkretisht Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 111 vota pro kandidatin e dekretuar për Guvernator Gent Sejkon, me 82 vota pro Tonin Kolën si dhe me 74 vota pro Natasha Ahmetajn.

Ndërkoh kuvendi miratoi 3 kandidaturat për anëtarë të Bordit Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Me shumicë votash Kuvendi miratoi Enkeleda Shehin, Arjan Salatin dhe Mimoza Kacin si anëtar të Bordit Ekzekutiv të Autoriteti të Mbikqyrjes Financiare.

Znj Enkeleda Shehi do të mbajë edhe postin e Kryetares së Bordit të AMF-së, ndërsa Mimoza Kaci atë të nëndrejtores ekzekutive të Bordit të AMF-së.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × three =