Kakavijë, pala greke punon me dy sportele, emigrantët presin orë të tëra në radhë

AktualitetKryesore
219
0
sample-ad

Në Kakavijë është bërë një radhë e gjatë emigrantësh Shqiptarë që kthehen në atdhe festat e fund vitit. Ky fluks është bërë për faktin se në palën greke janë shënuar vonesa gjatë përpunimit të dokumentacionit si për autobusët edhe për veturat,

ndryshe nga ana shqiptare ku me gjithë fluksin në hyrje e dalje nuk janë shënuar probleme.

Puna me sportele të reduktuara në palën greke të Kakavies ka sjellë radhë pritje përgjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Dy sportele në hyrje për në shtetin grek për përpunimin e autobusëve dhe një për mjetet e vogla dhe një në dalje, ka bërë që emigrantët, por edhe banorët e tjerë që shkojnë për të festuar në shtetin fqinj të qëndrojnë për disa orë në pritje për të kaluar në tokën shqiptare.

Gjatë 24 orëve të fundit hyrje-daljet në këtë stacion kufitar kanë qenë rreth 8000 persona, ndërsa në tre ditët e fundit, më shumë se 20 mijë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven + 10 =