Fluturojnë 2 milionë dollarë nga furgoni në Hong-Kong, qytetarët vërsulen si të çmëndur

Histori te rrallaKryesore
272
0
sample-ad

Rrugët e Hong Kongut janë mbushur me qytetarë të shumtë, dhe drejtues mjetesh të cilët dilnin si të çmëndur nga makinat e tyre dhe janë vërsulur për të mbledhur mbi 2 milionë dollarë që kishin rënë nga një furgon.

Dyert e një furgoni të blinduar që mbante shumën e madhe të parave janë hapur në mënyrë të papritur. Paratë janë shpërndarë në rrugën “Gloucester”, aq sa në një moment turma e njerëzve ka qenë shumë e madhe sa është ndërprerë edhe qarkullimi.

Nuk kanë munguar as fotot e bëra nga qytetarët e shumtë ku duket qartë sesi njerëzit marrin paratë me shpejtësi nëpër asfalt. Ndërkohë që është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën dhe trafikun.

Edhe pse nuk ka një shifer zyrtare, shuma e parave të cilat fluturuan nga furgoni i blinduar janë më shumë se 1.96 milionë dollarë amerikanë.

Ndërkohë policia nëpërmjet medias i bëri thirrje të gjithë personave që kanë gjetur paratë duhet t’i kthejnë ato në polici sa më shpejt. Në të kundërtën do të akuzohen për vjedhje.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × two =