Federata Serbe ja hedh fajin policisë për trazirat në ndeshjen me Shqipërinë

Sport
321
0
sample-ad

Ngjarjet e 14 tetorit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë vazhdojnë ende të jenë në fokus në Beograd, me Federatën Serbe e cila ka akuzuar forcat e rendit si shkaktare të trazirave të ndodhura në stadiumin e “Partizanit”, me takimin që u ndërpre në minutën e 40-të.

Komisioneri për sigurinë në Federatën Serbe të Futbollit, Mirko Milivoje, bëri të ditur për mediat se huligani Ivan Bogdanov hyri në fushën e lojës kundër Shqipërisë, me ndihmën e policëve që ishin përgjegjës për mbarëvajtjen e sigurisë, raporton Sport News.

Për Milivojen, është i çuditshëm fakti që xhirimet e kamerave të sigurisë në sektorin ku gjendej i pozicionuar Bogdanov janë fshirë, ndërkohë që ato duhej të përdoreshin për të përcaktuar përgjegjësit për hyrjen e huliganëve në fushën e lojës.

Bogdanov ishte i pranishëm në tribunën veriore të stadiumit të “Partizanit” të Beogradit dhe në momentin që ndodhën trazirat në fushë, ai u kap nga kamerat i shoqëruar nga disa persona të tjerë të dyshimtë, që mendohet se janë pjesë e disa fraksioneve ekstremiste të tifozerisë së skuadrës së Crverna Zvezdës.

Për ngjarjet e ndodhura në Beograd, UEFA dënoi Shqipërinë me humbjen e ndeshjes në tavolinë dhe FSHF me 100 mijë euro gjobë, ndërkohë që si Disiplina, gjithashtu dhe Apeli i UEFA-s, nuk morën parasysh pretendimet e palës shqiptare për ushtrim dhune ndaj tyre dhe kore raciste.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 1 =