Deputetët i bëjnë dhurata vetes për festat, rrisin pagat dhe shpërblimet e tyre

AktualitetKryesorePolitike
333
0
sample-ad

Edhe pse është kohë e vështirë ekonomike dhe opozita e akuzon qeverinë për situatën e krijuar, për veten e tyre asnjë nga të dy krahet politik nuk ndihen, por ajo që bie më shumë në sy është, se kur bëhet fjal për të marrë më shumë para për vete, të gjithë deputetët janë dakortë dhe të gjithë janë në një mendje.

Kjo ishte një dhuratë për festat e fund vitit për Deputetët e parlamentit shqiptarë, pasi ata do të paguhen më shumë pas nje vendimi, që ata miratuan vetë në seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlmentar, një vendim që u shtua surprizë, dhe përmbajtja e të cilit, u mbajt larg medias.

Vendimi i ri për trajtimin e deputetëve, rrit shpërblimet e tyre për pjesëmarrjen në komisione por edhe qeratë e banimit, duke e çuar pagën bruto të tyre në 378 mijë lekë në muaj.

Tashmë paga ditore e një deputeti llogaritet ne 7125 lekë, ndërsa kryetarët e grupeve parlamentare me mbi 10 deputetë paguhen 15% mbi pagën e deputetët, dhe ata me 10 deputetë, 5% mbi pagën e deputetit.

Deputetët po ashtu shpërblehen me 20 mijë lekë për pjesëmarrjen ne komisone parlamentare.

Një tjetër zë në të ardhurat e deputetit janë dietat ditore, ato brenda vendit llogariten 6271 lekë dhe jashtë vendit edhe 3 mijë lekë plus për çdo natë .

Sa i pëktet deputetëve që nuk banojnë në qytet, vendimi rrit sasinë e pagës që ata do të marrin për qeranë, nga 30 deri në 35 mijë lekë në muaj.

Vendimi, tenton to vërë fre edhe mungesave të deputetëve në punimet parlamentare.

Tashmë mungesë pa shkaqe të përligjura, është çdo mungesë me përjashtim të atyre rasteve kur deputeti merr leje nga kryetari i Kuvendit.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + fifteen =