Betlehemi pret mijra të krishterë që të festojnë Krishtlindjet

AktualitetKryesore
359
0
sample-ad

Mijëra besimtarë të krishterë nga e gjithë bota u mblodhën në Betlehem për të kremtuar lindjen e Krishtit pikërisht në vendlindjen e Jezusit. Mesha e mesnatës u mbajt në kishën e lindjes në sheshin Manger, ku i pranishëm ishte edhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas. Mijëra pelegrinë mbushën sheshin për të ndjekur ceremoninë e udhëhequr nga Patriarku latin i Jeruzalemit, Fouad Tëal. Papa Francesku dërgoi një mesazh solidariteti për të gjithë besimtarët e krishterë në Lindjen e Mesme.

Siria, vend i cili po përjeton krizën më të madhe në vitet e fundit dhe ku mijëra persona kanë humbur jetën si pasojë e konflikteve të armatosura ka festuar krishlindjen duke u lutur për paqe. Qindra persona ndezen qirinj dhe u lutën që lufta e nisur që në 2011 të përfudnojë. Në Damask njerëzit shpresojnë që 2015 t’iu sjellë stabilitet dhe dashuri.

Edhe të krishterët e Egjiptit kanë kremtuar dhe janë lutur për dashuri dhe paqe në Katedralen e famshme të Kajros. Egjipti ka një komunitet të vogël katolik që feston Krishtlindjet çdo vit, pasi shumica e egjiptianëve festojnë Krishtlindjet më 7 janar.

Komuniteti i krishterë në Bangladesh ka festuar krishlindjet me ceremoni kishtare në Dhaka. Qindra besimtarë u dyndën në kishën e kryeqytetit herët në mëngjes, duke u lutur për paqë dhe unitet ne vendin më shumicë myslimane.

Pas protestave disa mujore, hong kongu po feston qetësisht lindjen e krishtit. Shumë njerëz dolën në rrugët e vendit për të festuar, ndërkohë që 2000 policë u vendosën nëpër rrugë për të parandaluar ndonjë incidet të mundshëm.

Ndërkohë krishlindje të nxehta festohen ne Sidney. Qindra persona u dyndën në plazhin Bondi duke shijuar rreze e diellit dhe sërfin. Por për disa turistë, të cilët janë mësuar të festojnë në temepratura të ftohta dhe me dëborë, kjo është e cuditshme. Ata thonë se nuk duket si krishlindje, por si sezon veror.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 2 =