Besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit

AktualitetKryesore
220
0
sample-ad

Besimtarët e Krishterë festuan në mesnatë lindjen e Krishtit. Mesha për besimtarët katolikë ka nisur në orën 00:00 në katedralen e ‘Shën Palit’, ndërsa për besimtarët ortodoksë ceremonia u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm.Në kryeqytet mesha u mbajt në Katedralen katolike të Shën Palit nga Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkvi Metropolit i Dioqezës Tiranë-Durrës.

Qindra besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen e ‘Shën Palit’ në kryeqytet për të kremtuar këtë moment të rëndësishëm në kalendarin kristian mes lutjeve, ndezjes së qiririt dhe faljes.

Imzot Rrok Mirdita uroi të gjithë besimtarët për më shumë dashuri dhe mirësi, ndërsa u shpreh se lindja e Krishtit hapi një epokë të re. Më tej Imzot Rrok Mirdita tha se Krishti zgjodhi të jetë me njerëzit, ndërsa feja e krishterë në miqësi me Krishtin.
Edhe në kishën Orthodokse, është kremtuar Lindja e Krishtit. Në meshën e mbajtur nga kryepeshkopi Anastas, besimtarët ortodoksë janë lutur në emër të Krishtit.
“Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia. Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore”, tha kryepeshkopi Anastas. Mesha u mbajt ne greqisht dhe u perkthye nga nje prift ne salle.

Festa e Krishtlindjes

Krishtlindja (“Kërshëndellat” apo shkurt “Kshnellat” ndër besimtarët katolikë) është një festë fetare e krishterë. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se tij.

Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen + 13 =