Apple bëhet gati për iPhone 6s mini

Shkenceknologji
230
0
sample-ad

Celularët iPhone 6 dhe iPhone 6 plus janë telefonat më të mëdhenjë që kompania Apple ka prodhuar, por për të rritur ndikimin e saj në treg kompania po punon për të nxjerrë një version mini të tyre i cili do të jetë më ekonomik.

iPhone 6 ka një ekran 4.7 inç dhe iPhone 6 plus ka një ekran 5.5 inç, ndërsa versioni mini do të ketë një ekran 4 inç dhe do të jetë më i lirë nga këta dy telefona. Zbulimi vjen nga analisti Timothy Arcuri i cili ka thënë se telefoni mini i Apple do të dalë muajt e parë të vitit 2015.

Prodhimet e versioneve mini të pajisjeve të Apple nisën me iPad mini në vitin 2012 i cili ka një ekran 7.9 inç. iPhone 3, 4, 5, dhe 6 janë prodhimet e Apple të cilat njohin përmirësim të vazhdueshëm dhe shitje të mëdha në tregun botëror.

Sipas Arcurit iPhone mini do të ketë specifika të ngjashme me iPhone 5S por do të ndryshohet dizajni i cili do të ngjasojë më tepër me iPhone 6 dhe iPhone 6 plus. Lëvizja e Apple duket si një kundërpërgjigje ndaj Samsung të cilët kanë prodhuar versionet mini për telefonat e tyre Galaxy II, Galaxy III, Galaxy 4 dhe Galaxy 5.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 + nineteen =