Petrit Çakri plumba policisë, largohet në drejtim të paditur

AktualitetKronike
402
0
sample-ad

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në Tropojë, për arrestimin e Petrit Çakrit. Ky aksion i policis është zhvilluar në fshatin Llukaj, ku mes tij dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ka pasur shkëmbim zjarri në momentin kur ata kishin shkuar për ta arrestuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

FNSH kishte organizuar një operacion për arrestimin e tij, por kur ka rrethuar banesën është gjetur nën breshëritë e plumbave të Petrit Çakrajt. Edhe FNSH i është kundërpërgjigjur por mësohet se Çakraj ka arritur të largohet në drejtim të paditur.

Për fat, nga plumbat nuk ka pasur asnjë të lënduar. Çakri njihet si person me precedent penalë, pasi ai ka qenë i dënuar më parë për grabitje me dhunë.

Petrit Çakraj, ishte një nga dëshmitarët mbi të cilin prokuroria mbështeti akuzën kundërtë pandehurve që u dënuan për vrasjen e Azem Hajdarit.  Në procesin gjyqësor të atëhershëm avokatët mbrojtës dhe të pandehurit gjithmonë deklaruan se dëshmia e tij ishte e gënjeshtërt.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven + five =