Opozita kthehet në kuvend, votohet rezoluta e përbashkët

AktualitetPolitike
343
0
sample-ad

Kuvendi ka votuar me 126 vota pro rezolutën e përbashkët, e cila ishte hartuar nga dy europarlamentarët Kukan dhe Fleckenstein për kthimin e opozitës në kuvend.

Kjo ishte seanca e fundit për këtë sesion, të cilët ju bashkuan edhe deputetët e grupit parlamentar të Partis Demokratike që zunë vendet ne Kuvend pas më shumë se 5 muaj bojkot.

Para se të votonte rezolutën, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, iu drejtua deputetëve nga foltorja e Kuvendit, i kujtoi edhe njëherë mazhorancës arsyet që e shtynë në bojkot.

Ndërsa deputetja e PD-së Mesila Doda, deklaroi se kishte qenë kundër këtij bojkoti që në fillim.

Por i pari nga opozita që bëri fakt fundit e bojkotit, ishte kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i cili nuk mori pjesë ne mbledhjen e grupit te PD, por mbajti “premtimin” e dhënë më herët, se pavarësisht çdo vendimi të kreut të PD Basha, ai do të ishte në Kuvend në seancën e fundit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine + 3 =