Nikoliç: BE kërkon njohjen e Kosovës

AktualitetPolitike
346
0
sample-ad

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, i është rikthyer sërish çështjes së njohjes së Kosovës, duke deklaruar se nuk do të shpëtojnë prej saj. Sipas tij në takimin që ka pasur me Komisionerin Europian, Johanes Hahn, i është thënë qartazi se njohja e Kosovës është kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian.

“Nëse unë gënjej, nuk gënjejnë xhirimet”, ka thënë Nikoliç për mediat serbe.
Për këtë arsye, sipas Presidentit Nikoliç, Serbia duhet të ketë gati platformën për t’ju qasur sa më mirë kësaj teme.

“Me sa më duket do të ketë një përshpejtim të çështjes së statusit të Kosovës. Për këtë, Serbia duhet të jetë e gatshme, e veçanërisht ata të cilët do të jenë të angazhuar që të bisedojnë për këtë temë në Bruksel. Për të mos ikur nga kjo përgjegjësi, unë jam i gatshëm që të bëjë një propozim të kësaj platforme, po ashtu edhe qeveria”.

Kreu i Shtetit serb thotë se njohja sensacionale e Kosovës nuk mundet dhe nuk guxon të ndodhë. Ai ka theksuar se duhet gjetur një zgjidhje që nuk do të ishte e ndërlidhur ekskluzivisht me Kushtetutën e Serbisë, ose nga ana shqiptare nuk do të ishte e ndërlidhur me situatën në terren.

Duke komentuar deklaratën e Hashim Thaçit se Serbia de facto e ka njohur Kosovën, Nikoliç ka thënë se kjo është poshtërsi pasi Thaçi ka marrë pjesë në negociata e dhe se në tavolinë nuk ka qenë çështja e njohjes.

“Kjo vetëm sa e rëndon pozitën e Kosovës para bisedimeve në Bruksel, pasi kjo, do të jetë temë”, ka thënë Nikoliç.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty + two =