Kupa e Botës Katar 2022, çdo dy ditë vdesin puntorë nga nepali

Sport
362
0
sample-ad

Për ndërtimin e stadiumeve në Katar për Kupën e Botës 2022 vdesi çdo dy ditë një puntor emigrant nga Nepali, të cilët punojnë me orë të zgjatura dhe në kushte të rënda.Numri i emigrantëve nepalez që vdiqën gjatë ndërtimit të infrastrukturës për Kupën e Botës 2022 në Katar është alarmant, raporton The Guardian. Sipas kësaj të fundit një punëtor nepalez ka vdekur çdo dy ditë gjatë këtij viti.

Numri i të vdekurve përjashton vdekjet në mesin e indianëve, punëtorëve të Sri Lankas dhe Bangladeshit.

Sipas kësaj gazete, nëse në këto shifra përfshihen edhe emigrantët nga vendet e lartpërmendura, atëherë me siguri të plotë mund të themi se çdo ditë kemi nga një vdekje.

Besohet se 67 shtetas të Nepalit kanë vdekur si pasojë e arrestit kardiak dhe tetë si pasojë e sulmit në zemër, ndërsa 34 vdekje u regjistruan si aksidente në vendin e punës.

Organizata e të drejtave të njeriut ka akuzuar Katarin se nuk u ka krijuar kushte të punës këtyre emigrantëve, derisa ende nuk dihet se a lidhe këtë vdekje me kushte e jetesës dhe punës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − 6 =