Kinezët, fillojnë kursin për të mësuar si të bëjnë seks

Histori te rralla
343
0
sample-ad

Tu mësosh grave kineze si të bëjnë seks është kthyer në një biznes mjaft fitimprurës në Kinë. Në një dhomë anonime hoteli në qendër të Shangait, Ma Li u bën kurs disa grupeve të vogla të grave kineze, rreth një teme që në shoqërinë kineze është tabu si seksi.

Kursi zgjat dy ditë dhe është mjaft i shtrenjtë: 2.500 juanë (410 dollarë), ose gati gjysma e pagës mesatare mujore në metropol. Megjithatë, numri i nxënëseve që shkojnë e i trokasin asaj në derë rritet çdo ditë. Gjë që e ka shtyrë të organizojë kurse edhe në qytete të tjera të vendit. Gjatë këtij kursi intensiv, nxënëset mësojnë diçka nga anatomia, psikologjia dhe teknikat e sjelljeve intime.

Ma Li, e cila i është bashkuar Asociacionit Botëror të Mësimdhënësve të Seksit, përpiqet të jetë sa më e afërt dhe më e hapur në mënyrë që nxënëseve të saj t’u japë besimin, i cili në të shumtën e rasteve u mungon. Gjatë kursit transmetohen video me marrëdhënie seksuale orale për pjesën teorike. Gjithashtu vihet në përdorim edhe pjesa praktike.

Më 2011, një çift nga Vuhani, i cili sa ishte martuar, ishte përfolur nëpër gazeta pasi ata ishin shumë të paditur në lidhje me marrëdhëniet seksuale. Madje ata për tre vjet nuk kanë pasur fëmijë, sepse mendonin se për të mbetur shtatzënë gruaja mjaftonte vetëm të flinin së bashku në të njëjtin shtrat. Burri dhe gruaja, të dy të diplomuar në fakultete, e kanë kuptuar se ku qëndron problemi vetëm pas një vizite te mjeku, i cili u ka treguar se për të mbetur gruaja shtatzënë duhet pasur marrëdhënie seksuale.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − 10 =